FSHF nis programin “Goalkeeper UEFA A”
Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n startojnë programin “Goalkeeper UEFA A” që synon rritjen e cilësisë së trajnerëve të portierëve në vendin tonë.

Sot në Qendrën stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, një numër i madh trajnerësh nisën kursin 2 ditor në prannë e një stafi të posaçëm të UEFA-s dhe lektorit Mario Capece, i cili nisi seancën me leksionet teorike duke sqaruar disa nga detyrat por teorike.

“Ky është një rast shumë i mirë për Fedeatën Shqiptare sepse ky kurs është ende në hapat e parë dhe aktualisht ka nisur të aplikohet në vende të mëdha si Anglia, Spanja, Danimarka, Franca dhe pas disa kohësh dhe Italia.

Delegatët e UEFA-s e pranuan propozimin e federatës për ta zhviluar këtu kjo edhe falë punës së bërë nga FSHF dhe ecuria e Kombëtares që u kualifikua në Europian sepse ky detaj e ka fuqizuar edhe më shumë federatën në arenën ndërkombëtare”, tha Capece.
Shtuar më 21/02/2017, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori