FSHF përjashton gjyqtarin e akuzuar nga Tirana
Ndeshja e disa javëve më parë mes Kastriotit dhe Tiranës e luajtur në Fushë-Krujë, solli reagime të shumta nga klubi i Tiranës por edhe nga opinioni sportiv, ndërsa arbitri akordoi edhe një penallti të dyshimtë në favor të vendasve.

Por problematika nuk ishte vetëm te kjo situatë, por edhe në lidhje më fyerjet që arbitri pretendohet të ketë bërë gjatë ndeshjes. Mbi këtë situatë reagoi vetë klubi i Tiranës, të cilët pretendojnë se arbitri Olsi Sokoli, kishte ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes duke akorduar një penallti të paqenë, ndërsa e akuzuan Sokolin edhe për fyerje raciste ndaj futbollistëve të Tiranës.

Pas atij takimi, arbitri nuk ka gjykuar më ndeshje në kampionatet e futbollit në Shqipëri dhe sipas ‘Panorama Sport’, FSHF duke urdhëruar sektorin e arbitrimit, ka marrë vendimin për ta përjashtuar Sokolin nga çdo aktivitet. Duket se këtë herë FSHF ka marrë një vendim drastik për të shmangur gabimet në fazën finale të kampionatit, aty ku një gabim mund të kushtojë shumë për fatet e skuadrave.
Shtuar më 10/04/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori