FSHF reagon kundër Shaqirit fals (FOTO)

Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një njoftimi përmes faqes zyrtare ka publikuar një lajm ku njofton se skuadra dhe vetë institucioni po dëmtohet nga profilet fallco në internet.

Deklaratat e “pamenduara” nga lojtarë të caktuar nga profilet e tyre jo të vërteta dhe përhapja e tyre nga mediat ka qenë në fokusin e FSHF-së.

Më poshtë mund ta gjeni reagimin e plotë të FSHF-së.
“FSHF shpreh keqardhjen që në këtë moment fantastik të historisë së futbollit tonë që po e jetojmë të gjithë së bashku falë djemve të Kombëtares, trajnerit dhe ekipit drejtues të FSHF, një profil fallco në facebook dhe një status i rremë i Xherdan Shaqirit marrin jehonë përmes portalesh të caktuara duke dëmtuar imazhin e FSHF.

Ne vlerësojmë çdo pikepamje kritike mbi punën dhe nuk mund t’i heqim të drejten askujt që të mendojë se Kombëtarja duhet të fitojë çdo ndeshje dhe uron që fallcitetet e profileve të rremë në facebook të mos perfshihen në debatin e shëndetshëm pasi dëmtojnë rëndë Kombëtaren në këtë moment historik.

FSHF u është mirënjohëse të gjithë lojtarëve të Kombëtares për përkushtimin e tyre maksimal dhe pavarësisht fjalëve që i merr era, ka bërë e do të bëjë vetëm një politike: Dyer të hapura për këdo sipas meritës”.
Shtuar më 13/06/2016, ora 16:20
Luan miftari
e Hënë 13 Qershor 2016, Ora 23:58
Nuk e di a jeni hajna a skeni pas bugjet me trejnu lojtar sepse me qen ju aq korekt siq thoni ne nuk ishim ktu ku jemi per her te par ne nje turnir nderkombetar mirpo nuk esht keq vazhdoni suksese ,si per mir edhe Keq!!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori