FSHF zyrtarizon miqësoren më 28 maj. Ja me cilin ekip do luajnë kuqezinjtë
Skuadra përfaqësuese Shpresa do të luajë një ndeshje
miqësore me ekipin
U-21 të
Bosnjës, në datën 28 maj në stadiumin “Elbasan
Arena” në orën 19:00.
Sektori i ekipeve kombëtare në FSHF ka zyrtarizuar sot një sfidë të tillë në rakordim edhe me Federatën e
Bosnjës.
Po kështu ekipi përfaqësues
U-21 i Shqipërisë nën drejtimin e Alban Bushit, në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor ka planifikuar më parë edhe dy ndeshje të tjera
miqësore, respektivisht me datë 5 dhe 8 qershor në orën 19:00 po në “Elbasan
Arena” me përfaqësuesen e Bjellorusisë.
Kështu, skuadra e Alban Bushit në harkun e rreth dy javëve do të ketë mundësinë e tre testeve
miqësore, për të parë gjendjen e skuadrës, si dhe për të vlerësuar ecurinë e deritanishme të lojtarëve potencialë të ekipit kombëtar
U-21.
Shtuar më 08/05/2018,
ora 16:20