Ftesa në Kombëtare, Vucaj: Një ëndërr
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Talenti shkodran i Laçit, Erjon Vucaj, ka marrë për herë të parë një ftesë për t’u grumbulluar me Kombëtaren shqiptare. Mesfushori bardhezi ishte pjesë e Skënderbeut në dy takimet që kampionët e Shqipërisë luajtën vetëm pak javë më parë në Ligën e Kampioneve kundër Debrecenit.

Vucaj u shfaq tepër aktiv në repartin ku operoi dhe kjo gjë i ka rënë në sy trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazi. Menjëherë, ky i fundit i dërgoi ftesën për ta grumbulluar në përgatitjet e miqësores me Moldavinë.

I kontaktuar dje nga "Panorama Sport", Erjon Vucaj ka shprehur gjithë vlerësimin e tij për këtë ftesë. "Është një ëndërr e çdo futbollisti, për të mbërritur në Kombëtaren kuqezi. Sigurisht, ndihem i emocionuar dhe i vlerësuar njëkohësisht. Përgjegjësitë rriten, ndaj kjo ftesë lë të shërbejë për të më mobilizuar edhe më tej në kryerjen e detyrave eventuale që do të më ngarkohen nga trajneri De Biazi" u shpreh 21-vjeçari Vucaj, i cili për tri vite me radhë ka veshur fanellën kuqezi të përfaqësueses U-21. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2012, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Get Adobe Flash player