Ftuan vajza në hotel, Southgate i tregon derën dy futbollistëve të rinj
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate i ka përjashtuar nga lista Phil Fodenin dhe Mason Greenwood pasi shkelën rregullat në hotelin ku qëndroi kombëtarja në Islandë.

Dy lojtarët nuk do të jenë pjesë e Tre Luanëve në ndeshjen kundër Danimarkës në Kopengahë.

Mediumi islandez 433.is raportoi të hënën se dyshja angleze i kishte dërguar dy gra në hotelin e Kombëtares angleze të dielën, duke i shkelur rregullat e rrepta të izolimit në lidhje me Covid-19 në këtë vend.

Kjo e ka nxitur trajnerin Gareth Southgate t’i përzë ata nga ekipi kombëtar për ndeshjen e së martës mbrëma kundër Danimarkës në Kopenhagë.

Southgate pritet të mbajë konferencë për media së shpejti për ndeshjen me Danimarkën, ku mund të flasë edhe për këtë incident. /
Shtuar më 07/09/2020, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori