Fundi i Montelas është afër, Milan kontakton ish-trajnerin e Interit
Marco Fassone, nuk e ka fshehur aspak zhgënjimin e tij pas humbjes 1-0 të pësuar nga kuqezinjtë në fushën e Sampdoria-s.

“Besimi në vetvete nuk vjen menjëherë, por nëpërmjet rezultateve. Ky besim duhet të ishte krijuar tani dhe në fushë nuk është parë. Unë uroj që të shihet sa më shpejt. Nuk besoj se Sampdoria është në nivelin tonë, Giampaolo ka bërë një punë shumë të mirë, na ka bllokuar, i duhen bërë komplimentet, por Milan është më i fortë se Samp-i dhe duhet të futet në fushë me një mentalitet tjetër. Milan nuk mund të humbasë kundër skuadrave që janë më të dobëta” tha drejtori sportiv i Milanit pas humbjes 2-0 kundër Samdorias.

Tashmë është e qartë se, nëse gjërat nuk do të shkojnë mirë kundër Roma-s dhe Inter-it, Montella rrezikon vendin e punës, teksa, sipas shtypit italian, drejtuesi kuqezinj kanë kontaktuar Walter Mazzarri-n, ish-trajneri i kushërinjve zikaltër. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2017, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori