Çudirat në futbollin shqiptar duket se nuk kanë fund. Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes Naftëtarit dhe Maliqit të përfunduar me rezultatin 0-3, në mungesë të një ambulance, drejtuesit e klubit kuçovar kanë përdorur si të tillë një fugon mallrash ngjyrë të verdhë.
Delegati Ismet Ajazi, ka mbyllur njërin sy dhe ka lejuar që ndeshja të fillojë me fugonin e
mallrave në rolin e
ambulancës. Sa
qesharake aq edhe për të ardhur keq.
Mësohet se Ministria e Shëndetësisë nuk merr përsipër të çojë ambulanca në ndeshjet e futbollit dhe si pasojë
klubet duhet të kenë një ambulancë private. Jo të gjithë
klubet e kanë mundësinë që të sigurojnë një ambulancë privat, ndaj edhe gjenden rrugë të shkurtra.
Shtuar më 08/11/2018,
ora 18:30