Fulham "ironizon" Juventusin: Gjithmonë nën hijen tonë
Ky sezon nuk përfundoi ashtu siç pritej për Juventusin. Bardhezinjtë duhet të kënaqen vetëm me Superkupën dhe trofeun e Serie A.

Uniforma e re e Juventusit do të përbëhet nga dy fusha, njëra e bardhë dhe tjetra e zezë, të cilat do të ndahen në mes nga një vijë rozë.

Dizajni i ri nuk i ka pëlqyer tifozëve të "Zonjës së vjetër", të cilët janë ndarë në dy pjesë. Sikur të mos mjaftonte kjo ka ardhur edhe një thumbim nga klubi anglez i Fulham. Uniforma e tyre është e ngjashme me atë të Juventus, vetëm se i mungon vija rozë në mes.

Ata kanë bërë një krahasim të uniformave në profilin zyrtar në Tëitter. Postimin ata e kanë shoqëruar me mbishkrimin: Gjithmonë nën hijen tonë Ndërkohë pak momente më parë postimi është fshirë nga faqja e Tëitterit.
Shtuar më 25/04/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori