Fulham letër tifozit të sapomartuar: Dashuria jote e vërtetë jemi ne (FOTO LAJM)

Letra e Fulham për tifozin
Pëlqej
Skuadra angleze, Fulham, i ka dërguar një mesazh urimi shumë special një prej tifozëve të saj të sapomartuar ku i kujton se klubi mbetet dashuria e tij e vetme. Lajmi i cili tërhoqi vëmendjen e shumë mediave u bë publik nga vetë fansi Mark Wilby, që postoi në Twitter letrën e urimit dhe përgjigjen e dhënë nga ai vetë.

"Ç’kemi Mark, në emër të skuadrës, drejtuesve dhe stafit të Fulham F.C, dëshirojmë t’ju bëjmë urimet më të mira për martesën tënde. Shpresojmë të jetë një ngjarje e paharrueshme për ty. Urojmë që të jesh i lumtur deri në ditët e fundit të jetës tënde me Lizën. Gjithsesi, Liza edhe pse është një grua gati perfekte, duhet të jetë në dijeni se pavarësisht të gjithave, Fulham mbetet dashuria jote e vërtetë dhe e vetme". Të mirëpresim në ndeshjen e ardhshme", shkruhet në letrën që Fulham i ka dërguar lojtarit.


Wilby nga ana e tij në përgjigje të letrës i ka dërguar klubit një tortë me stemën e Fulham dhe sipër saj ishte i vendosur çifti i sapomartuar, i veshur me fanellën e Fulhamit. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori