Fulham ka mposhtur me rezultat 2:1 skuadrën e West Bromwich A në ndeshjen e parë të xhiros së 21-të të
Premier Leagues angleze.
Ekipi londinez ka udhëhequr në minutën 39 nëpërmjet bullgarit Berbatov, ish-futbollistit të Manchester United-it, por Romel Lucacu, 10 minuta më pas ka barazuar rezultatin.
Fulham sërish ka shënuar gol në minutën 58 nëpërmjet futbollistit suedez Aleks Kacanikliq, për të avancuar me rezultatin 2:1, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.
Ndeshjet e tjera të
Premier Leagues luhen sot gjatë pasditës dhe nesër.
Shtuar më 01/01/2013,
ora 16:00