Fulham nuk di të fitojë, Ranieri në fije të perit
Fulhami rrezikon seriozisht rënjen në Championship vetëm një vit pas ngjitjes në Premier League.

Humbja 3-1 ditën e djeshme nga nga West Ham ka vënë në pikpyetje të ardhmen e Ranierit te skuadra lodineze.

Aktualisht skuadra e Fulham mban vendin e 19 në tabelën e klasifikimit me vetëm 17 pikë të grumbulluara pas 27 javsh.

Sipas asaj që raportohet nga shtypi britanik, drejtuesit e Fulham po mendojnë të shkarkojnë italianin dhe ta zëvendësojnë atë me spanjollin Victor Sanchez. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2019, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori