Fulham: Prezantohet Ranieri shpreson të përsërisë prrallën Leicester
Pëlqej
Claudio Ranieri është prezantuar zyrtarisht te skuadra Lodineze e Fulham.

Ranieri gjatë konferencës së parë si trajner është shprehur optimist se do shpëtojë Fulhamin nga zona e rrezikut.

“Kam parë disa ndeshje dhe kam vërejtur se te ky ekip ka mjaftueshëm kualitete për t’i nxjerrë në pah. Dua vetëm të nxjerr shpirtin luftarak të lojtarëve të mi”, u tha italiani reporterëve të pranishëm. Përfundoi Ranieri.


67 vjecari shkroi historinë në sezonin 2015-2016 teksa fitoi për herë të parë titullin në Premier League me Leicesterin.

Ai do të ketë për detyrë mos rënjen e Fulham nga Premier Liga. Aktualisht klubi Lodinez ndodhet në vëndin e fundit me vetëm 5 pikë. /albeu.com/

Shtuar më 17/11/2018, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori