Fund i përgjakshëm për Kompany, thyen hundën (VIDEO-FOTO)

Belgjika konfirmohet si superfuqia e Grupit A në Eleminatoret e "Brazil 2014". Belgët mposhtën Serbinë me rezultatin e 2-1 dhe pas humbjes surprizë të Kroacisë ndaj Skocisë e shohin veten të parët në grup me 19 pikë.

Dwe Bryjn kaloi në avantazh belgët në fillim të pjesës së parë, ndërsa goli i Fellainit në minutën e 60-të dha përshtypjen e një fitoreje të pastër të vendasve, por Kolarov shkurtoi distancën 3 minuta para përfundimit, por që nuk e shpëtoi Serbinë nga humbja.

Por kjo ndeshje ka patur edhe një moment aspak të bukur. Gjatë një përplasjeje me portierin serb Stojanoviç kapiteni i Belgjikës Vincent Kompany theu hundën. Pavarësisht dhembjeve dhe hemoragjisë mbrojtësi i Manchester City-t nuk pranoi të linte lojën. /albeu.com/


Shtuar më 08/06/2013, ora 16:23
esmeralda lika
e Shtunë 8 Qershor 2013, Ora 17:16
une jam me shqiprin
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori