Belgjika konfirmohet si superfuqia e Grupit A në Eleminatoret e "Brazil 2014". Belgët mposhtën Serbinë me rezultatin e 2-1 dhe pas humbjes surprizë të Kroacisë ndaj Skocisë e shohin veten të parët në grup me 19 pikë.
Dwe Bryjn kaloi në avantazh belgët në fillim të pjesës së parë, ndërsa goli i Fellainit në minutën e 60-të dha përshtypjen e një fitoreje të pastër të vendasve, por Kolarov shkurtoi distancën 3 minuta para përfundimit, por që nuk e shpëtoi Serbinë nga humbja.
Por kjo ndeshje ka patur edhe një moment aspak të bukur. Gjatë një përplasjeje me portierin serb Stojanoviç kapiteni i Belgjikës Vincent Kompany theu hundën. Pavarësisht dhembjeve dhe hemoragjisë mbrojtësi i Manchester City-t nuk pranoi të linte lojën. /albeu.com/