Fund thashethemeve, vjen lajmi i mirë për Icardin tek Interi
Pas shumë thashethemeve se do të ikte diku, Icardi do të qendrojë tek Inter.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se së shpejti do të bëhet zyrtarizimi, i marrëveshjes së re të sulmuesit argjentinas me klubin nga Milano.

Mësohet se zikaltërit i kanë ofruar argjentinasit zgjatjen e kontratës edhe me 5 vite me një pagë vjetor 5 deri në 6 milion euro, raporton Albeu.com.

Duket se kaq mjafton për të mbajtur argjentinasin në Milano, ndërkohë që më parë ishte kërkuar nga Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2018, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori