Fundi i epokës së Allegrit, vendimtare këmbëngulja e Pavel Nedved
Massimiliano Allegri do ti thotë zyrtarisht lamtumirë Juventusit në fund të sezonit, duke mbyllur kështu një epokë 5-vjeçare, që prodhoi 5 tituj kampionë, disa Kupa Italie dhe disa tentativa për të triumfuar në Europë.

Vendimi për largimin e Allegrit u mor pas 3 takishmesh me presidenin e Juves Andrea Agnelli.

Sot mediat italiane kanë zbuluar edhe detajet nga 3 ditë diskutime, të cilat prodhuan edhe vendimin final të largimit të Massimiliano Allegrit nga stoli i Juventusit.

Kështu presidenti Agnelli ishte pozicionuar pro bashkëpunimit me Allegrin dhe zgjatjes së kontratës së tij, ndërsa ky i fundit kishte zbuluar edhe kushtet për të vijuar.

Sipas Allegrit, skuadra duhet t’i nënshtrohej një mini-revolucioni, me afrimin e 4-5 lojtarëve të rinj, që do të shërbenin për të shtuar cilësitë, por edhe për të rinovuar grupin, ndërsa në listën e të sakrifikuarve kishte vënë emra si Cancelo, Alex Sandro, Pjaniç dhe Dybala.

Por pikërisht në këtë aspekt hasi në kundërshtinë e fortë të dyshes së drejtuesve Nedved-Paratici, të cilët mbrojtën idenë se skuadra është konkurruese dhe se nuk ka nevojë për “çmenduri” merkatoje, vetëm ndonjë ndërhyrje riparuese.

Debati mes palëve shkoi deri në pikën sa çeku kërcënoi se nëse presidenti Agnelli do të rreshtohej në krah të trajnerit Allegri, atëherë ai do të largohej nga Juventusi, ndërsa në fund numri 1 i klubit bardhezi vendosi të rreshtohet në krah të dyshes Nedved-Paratici.



Shtuar më 18/05/2019, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori