Furia Lazio kundër arbitrit
Pëlqej
Lazio është e xhindosur me arbitrin e ndeshjes kundër Romës, Morganti. “Lojtarët e mi thonin: Mjaft, nuk mund të luhet kundër 12 vetave”, ka thënë trajneri I Lazios, Reja. “ Ankesat e romanëve e kanë kushtëzuar arbitrin të mbajë në favor të tyre. Na është mohuar një penallti kur rezultati ishte 0-1, dhe penalltia e dytë e dhënë për Romën ishte inekzistente. Batista kishte bërë më para faull kundër Stendardos I cili ishte përtokë”, shprehet Reja. Ndërkohë Brocchi përforcon dozat. “ Jemi dëmtuar nga gjykimi. Nuk e meritojmë këtë lloj trajtimi”.(albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori