Fury me fjalë të mëdha për Wilderin pas ndeshjes
Pasi u rrëzua dy herë në dyshen e ringut në një meç dërrmues për titullin e kampionit të botës, Tyson Fury ka deklaruar se Deontay Wilder ka goditjen më të rëndë me grushthistori të boksit në kategorinë e rëndë.

Furyt iu mohua njëri prej rikthimeve më të mëdha në histori të boksit, pasi meçi për titull të botës në divizionin WBC ndaj Wilderit përfundoi me barazim në Staples Center në Los Angeles, transmeton Gazeta Express.

Pasi dominoi në rundet hapëse, britaniku Fury u nokautua së pari në rundin e nëntë, dhe përsëri në të 12-tin kur u duk se gjithçka kishte mbaruar, por ai u çua në këmbë përsëri dhe ia doli të mbijetoi deri në përfundim.

Pas kësaj, Fury e lartësoi rivalin e tij amerikan.
“Ai është luftëtar i madh dhe unë e respektoj”, tha Fury në konferencë pas ndeshjes.

“Thashë para meçit se Deontay Wilder e ka goditjen më të fuqishme me grushthistori të kategorisë së rëndë. Ai ka grusht të frikshëm. Por, unë kam zemër dhe shpirt luftarak”, shtoi ai. /albeu.com/



Shtuar më 02/12/2018, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori