Boksieri britanik Tyson
Fury ka provokuar sot patriotin e tij Anthony
Joshua, duke thënë se ky i fundit mban
titujt kampionë bote që dikur i përkisnin atij.
Fury aktualisht mban titullin
kampion të kategorisë WBC, por dikur ka mbajtur
titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO, që tani janë të
Joshua.
Fury i fitoi ato
tituj kur mposhti Wladimir Klitschko (nëntor 2015), por nuk arriti t’i mbrojë asnjëherë, duke i dorëzuar pas gati 3 vitesh pushim.
"Unë kam qenë edhe më parë
kampion bote. Aktualisht
Joshua mban
titujt që më përkasin mua, pasi unë nuk i kam humbur kurrë ato në një duel", tha
Fury.
"Unë i nxora vakant ato
tituj për shkak të problemeve mendore, por ato
tituj më përkasin mua. Për sa kohë një njeri nuk humbet brenda në ring, ai mbetet
kampion. Shkova në Gjermani dhe mposhta Klitschko. Shkova në Amerikë dhe munda Wilder, ndaj ato
tituj do t’i marr sërish", u shpreh
Fury.
Shtuar më 05/03/2020,
ora 10:21