Fury për rimeçin me Wilderin: Jam duke bërë shumë gjëra që nuk kam bërë më parë
Rimeçi ka filluar të ‘nxehet’ falë deklaratave të të dy boksierëve, që po i japin edhe më shumë pritshmëri ditës së ndeshjes.

Tashmë boksieri amerikan ka zbuluar diçka interesante që nuk e ka bërë asnjëherë më parë për t’u përgatitur për meçin e madh.

”Jam duke bërë shumë gjëra që nuk kam bërë më parë”, zbuloi Fury.

”Po ha 5 apo 6 mishëra në ditë. Po pi tetë litra ujë në ditë. Nëse kjo më jep një avantazh për ta fituar meçin, jam i gatshëm ta bëj. Po masturboj shtatë herë në ditë, për t’i mbajtur në punë testosteronet e mia”, përfundoi ai.
Shtuar më 15/01/2020, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori