Fury: Wilder nuk ka guxim të ndeshet përsëri me mua
Tyson Fury ka thënë se kampioni i kategorisë së rëndë WBC Deontay Wilder do të tentojë ta shmangë në çdo mënyrë të ndeshet përsëri me të.

“E kam një ndjesi të çuditshme se ai [Wilder] do të ikë prej meje”, tha Fury duke folur për ITV.

Por, trajneri i Wilderit, Jay Deas, ka thënë për BBC 5 se amerikani dëshiron të ndeshet sërish me Furyn.

Pas 12 rundeve – gjatë të cilave Fury u rrëzua dy herë – rezultati final ishte 115-111 për Wilder, 114-112 për Fury dhe 113-113.

“Kurrë nuk kam parë vendim më të keq në jetën time. Ishte dhuratë për Wilderin”, tha 30-vjeçari Fury.
Shtuar më 03/12/2018, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori