Fusha në gjendje perfekte, zbulohet se përse nuk luhet derbi në "Selman Stërmasi"
Polemikat për fushën mes Tiranës dhe Partizanit në fakt mund të ishin shuar nëse ndeshja do të luhej në “Selman Stërmasi”.

Fusha ishte në gjendje perfekte, pasi sapo është rregulluar nga ekipi i Tiranës. Në vëzhgimin e djeshëm fusha ishte perfekte, por problemi i “Selman Stërmasit” është diku tjetër.

Ndriçimi ka një problem që prej djegies së njërës prej shtyllave të ndriçimit në një nga sfidat që Partizani luante sezonin e shkuar në kampionat. Prej asaj dite një nga shtyllat nuk punon dhe klubi bardheblu është duke menduar që të zëvendësoi të gjithë ndriçimin e vjetër me një ndriçim të ri modern LED.

Duke parë që nuk ka ndriçim, transmetuesi i ndeshjeve nuk ka pranuar që ndeshja të luhet në drekë.
Shtuar më 04/12/2020, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori