Tirana dhe
Partizani e mbyllën në barazim pa gola derbin e parë të sezonit, që u zhvillua në një fushë në kushte shumë të këqija.
Terreni ishte aq i vështirë, sa kur loja ndalohej nga arbitri për ndërhyrje të gabuara, punëtorët futeshin në fushë për të rregulluar
barin.
Një ndeshje pa shumë emocione, me
vetëm një rast polemik në fund, kur bardheblutë pretenduan për një faull në zonë ndaj Muçit, por që për arbitrin nuk ishte 11-metërsh.
Partizani ngjitet përkohësisht i
vetëm në krye të renditjes, ndërsa
Tirana mbetet në vendin e 7, me 6 pikë.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 21:00