Kapiteni i Portugalisë, e ka kritikuar ashpër Luksemburgun për
fushën e tij të futbollit, të cilën e quajti fushë
patatesh, pas fitores së Portugalisë 2:0 e cila ia siguroi pjesëmarrjen në Euro 2020 të dielën mbrëma.
Ronaldo shënoi njërin prej dy golave të Portugalisë, i cili ishte i 99-të për të në karrierë me ekipin kombëtar.
Përveç golit,
Ronaldo ishte larg formës së tij më të mirë në një fushë gunga-gunga në stadiumin Josy Barthel.
Sulmuesi i Juventusit nuk u përmbajt në kritika pas ndeshjes.
"Është e vështirë të luash në fusha të tilla. Ishte fushë
patatesh. Nuk e kuptoj sesi ekipet e nivelit tonë duhet të luajnë në këto fusha", tha Ronaldos pas ndeshjes.
"Nuk ishte spektakël i mirë, por ne e kryem punën tonë", shtoi ai.
Shtuar më 18/11/2019,
ora 10:38