Futboll i "dhunshëm" në Loro Boriçi
Ndeshje e çuditshme ajo e djeshmja në Loro Boriçi ku u ndeshën Vllaznia dhe Bylis. Përveç lojës së ashpër dhe të dalë jashtë kontrollit të arbitrit Jorgji ka patur edhe dhunë fizike, gjë e rrallë kjo për Shkodrën, ku një tifoz vendas hyri në fushë dhe goditi lojtarin e Bylis, Gega.

Një ndeshje me shumë të papritura dhe ndalesa. Pjesën e dytë zgjati për 68 minuta dhe u ndalua loja për një dëmtim të portierit Vujadinoviç, por ajo që mund ti shkaktojë pasoja Vllaznisë ka qënë hyjra në fushë e një tifozi shkodran, i cili ka goditur Gegën e Bylis. Një akt i shëmtuar ky që me siguri do të dënohet nga Komisioni i Disiplinës.Popoviç, malazezi i Vllaznisë ndërhyn rëndë ndaj Dimos i cili bie keq dhe dëmtohet. Dimo duket në rrezik jete pasi rri pa ndjenja rreth një minutë. Ndeshja ndërpritet për rreth 15 minuta. Është dashur edhe hyrja e ambulancave në fushë në ndihmë të lojtarit mik i cili transportua për në spitalin e Shkodrës ndërsa Popoviç pati thyerje në disa brinjë.

Gjithesesi skuadrat ndajnë nga një pikë në këtë barazim 3-3 dhe duket se Vata ka akoma shumë për të bërë te skuadra e tij e re. Vllaznia është tani në vend të shtatë me 11 pikë ndërsa Bylis ka tre pikë më pak në vend të 11-të. Ballshiotët i morën Vllaznisë një barazim pa gola në Shkodër edhe në Kupën e Shqipërisë.

Arbitrimi i Enea Jorgjit u kontestua nga stoli ballshiot. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori