Futboll, Interi mendon për Luis Figon
Pëlqej
Albeu.com
Ka pak kohë që ka nisur të flitet me intensitet për një masë largimesh të yjeve të Real Madridit, pasi presidenti Florentino Perez ka ndër mend ta rindërtojë skuadrën, pas një tjetër sezoni të dështuar.Ka pak kohë që ka nisur të flitet me intensitet për një masë largimesh të yjeve të Real Madridit, pasi presidenti Florentino Perez ka ndër mend ta rindërtojë skuadrën, pas një tjetër sezoni të dështuar. Emrat më të lakuar që mund të largohen nga "galaktikët" janë ata të Roberto Karlosit dhe Figos. Me këtë të fundit në "pole-position". Masimo Morati ka qenë gjithnjë një adhurues i anësorit portugez së datëlindjes '72, dhe takimi i 14 shkurtit në Paris (në drekën e Ronaldos) ishte një rast për të rinisur bisedimet. Hëpërhë ka vetëm disa kontakte të vogla, sepse zikaltrit preferojnë të presin fundin e sezonit. Figo ka një kontratë deri më 2006-n me "merengesat", por ai mund të mbërrijë me koston zero nëse Reali e lë të lirë përpara kohe. Të vetmin problem mund ta përbëjë paga e portugezit: 14,5 milionë euro në vit, një prehj më të shtrenjtave në Europë.
Shtuar më 21/03/2005, ora 21:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori