Futboll: Ja tre “kartat” e Milanit
Albeu.com
Karlo Anceloti, para nje muaji, tha: "Per dhurate Champions, do te doja Samuel Eto". Pato eshte emri i sulmuesit 18 vjecar brazilian qe kerkohet nga Milani. Si dhe Baptista, "karta e fshehur" e skenareve kuqezi te kesaj merkatoje.Eto’o

Karlo Anceloti, para nje muaji, tha: “Per dhurate Champions, do te doja Samuel Eto’o”. Nje deshire e shprehur jo ne ajer, por qe eshte kthyer ne nje veth ne veshin e drejtuesve te Milanit. Kamerunasi mund te jete i vetmi qe do te lere Barcelonen, duke pare se “mbipopullimi”, pas blerjes se Henrise, eshte nje problem qe duhet marre parasysh te katalanasit. Dhe, sipas te perditshmes spanjolle “Marca”, kuqezinjte jane gati te bejne oferten e fundit. Keto dite, nje agjent i klubit milanez do te niset per ne Gadishullin Iberik, per te takuar drejtuesit “blau grana”. Flitet per nje shifer 40 milion euro, qe do te jete edhe oferta perfundimtare.

Pato

Nuk ka me asnje “hije” dyshimi, sidomos kur ne “fushe” zbret edhe padroni Silvio Berluskoni, i cili i bindur nga trajneri Anceloti dhe administratori i deleguar, Galiani, nuk mund te mos kryeje oferten e tij. Talenti i ri brazilian, qe luan me Internacionalin e Porto Alegres eshte shume prane kalimit kuqezi. Sulmuesi 18 vjecar brazilian, qe kerkohet edhe nga shume skuadra te tjera, mes ketyre Celsi dhe Reali, mund te transferohet te “Djalli” ne janar, duke pare se vetem ne muajin shtator do te mbushe zyrtarisht 18 vjec, duke u bere keshtu i rritur. Marreveshja eshte arritur, edhe pse shifrat zyrtare nuk behen ende te ditura.

Baptista

Eshte “karta e fshehur” e skenareve kuqezi te kesaj merkatoje. Te akuzuar per nje “ngrirje” totale ne fushaten shit?blerje te kesaj vere, drejtuesit e Milanit mund te bejne “cudine” e rradhes, duke bere keshtu te mundur nje “goditje te bujshme”. Braziliani, autor i golit te pare ne finalen ndaj Argjentines, ne Kupen e Amerikes, eshte nje element i rendesishem, qe do te perforeconte edhe me shume mesfushen e “Djallit”. Keto dite, parashikohet qe te kete nje takim mes drejtuesve te Milanit dhe atyre madrilene, per te biseduar ne lidhje me detajet e kesaj marreveshjeje. Baptista mund te jete edhe emri i fshehur.
Shtuar më 19/07/2007, ora 12:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori