Në ditën e fundit të muajit të Europës, është organizuar një ndeshje miqësore mes përfaqësueseve të
medias dhe përfaqësues të ambasadave të ndryshme në Shqipëri ku ka marrë pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Europian Etore
Sequi.
Ndërkohë nuk kanë munguar dhe futbollist apo ish-futbollistë si Lala, Jupi, Bogdani, Agustin Kola, Bozhiqi apo Mersini. Një ndeshje në formën e spektaklit ku nuk kanë munguar jo vetëm golat, por edhe dozat e humorit nga aktorët e portokallisë protagonist të ndeshjes.
Plotë katër gola janë shënuar dy nga
skuadra e udhëhequr nga ministri i Jashtëm Haxhinasto dhe dy nga
skuadra e udhëhequr nga ambasadori
Sequi.
Në goditjet e 11-metërshave është
skuadra e përfaqësuesëve të
medias ajo që gaboi më pak, duke marrë në fund edhe trofeun që iu dorëzua nga presidenti i nderit të FSHF-së Mico Papadhopuli. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2012,
ora 13:16