Futbolli drejt rikthimit, FSHF mbledh urgjentisht klubet
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ditën e nesërme të mbajë një mbledhje të posaçme për rinisjen apo mbylljen e kampionatit me presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore.

Lajmi është dhënë nga vetë FSHF-ja, ku shprehet se është përgatitur protokolli mjekësor që do të zbatohet nga të gjitha skuadrat

Njoftimi i FSHF-së:


Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit.

Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend. Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.

Në ditët në vazhdim Federata do të zhvillojë takime me të gjithë anëtarët e saj.
Shtuar më 12/05/2020, ora 20:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori