Klubet evropiane të futbollit tashmë janë nën varesine e sheikëve arabë. Paris Saint Germain dhe Manchester
City janë shembulli më i mirë për këtë. Klubi francez dhe ai anglez kanë bërë shpenzime marramendëse në merkaton e transferimeve dhe e gjithë kjo në një moment kur kontinenti i vjetër është mbërthyer nga kriza financiare.
Deri tani kompania "Qatar Sports Investment" ka
shpenzuar 200 milionë
euro për
blerjen e futbollistëve. Gjithcka filloi verën e kaluar, kur padroni i PSG, Al Thani siguroi shërbimin e Javier Pastores për 43 milionë
Euro, ndërkohë që në janar mbërritën edhe Thiago Mota, Geremy Menez apo Maxwell.
Kjo vijoi edhe në verën e këtij viti kur 30 milionë
Euro i shkuan Napolit për Lavezzin dhe 62 milionë
Euro u derdhën në arkat e Milanit për Ibrahimoviç e Thiago Silvën.
Por ai që krijoi këtë tendencë ishte Manchester
City. Në vitin 2008 sheiku Mansour bleu klubin anglez dhe gjatë këtyre 4 viteve janë
shpenzuar 1.1 miliardë
Euro për
blerjen e futbollistëve, pagat e tyre dhe shërbime të tjera.
Gjithcka filloi me Robinho, për të cilin
City i pagoi Real Madrid 43 milionë
euro. Më pas te mbërritën Sergio Aguero, David Silva, Adebayor, Nasri dhe Mario Balotelli për pagat e të cilëve Sheiku Mansour shpenzoi 360 milionë
Euro.
Ja pra cilët janë pronarët e rinj të futbollit në Europë. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2012,
ora 13:48