Futbolli italian "i bashkuar" rreth Kasanos
Antonio Cassano është në qëndrën e vëmëndjes në gjithë Italinë. Urime dhe vizita të shumta ka marrë barezi nga futbollistë dhe personazhe të ndryshme. Madje edhe "armiqtë" në futboll të tij nuk kanë ngurruar ta urojnë atë.

Orët e fundit, Kasano është vizituar nga Pato, Flamini dhe miku i tij, interisti Pacini. Kapitenët Del Piero dhe Roki, e kanë uruar barezin nga konferencat e shtypit.

Diego Milito i ka ururar shërim të shpejtë në emër të të gjithë interistëve. Vetë Presidenti Morati e ka vizituar në spital.

Tranjerë, futbollistë, gazetarë dhe politikanë të ndryshëm, pavarësisht shijeve dhe tifozllëkut në futboll, janë "bashkuar" për ti dhënë kurajo Antonio Kasanos të kalojë këtë moment të vështirë për karrierën dhe jetën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori