Futbolli mund të vazhdohet me dyer të mbyllura, por a e kujtoni cilat ishin fjalët e Cruyff për tifozët?
Përhapja me shpejtësi të madhe e Covid19 ka bërë që kampionatet të suspendohen, madje të rrezikojnë që të anulohen krejtësisht.
Një nga opsionet në tavolinë është që të vazhdohet me ndeshjet që luhen me dyer të
mbyllura, pa praninë e tifozëve.
Por, çfarë thoshte legjenda Johan
Cruyff për
tifozët? Cila është rëndësia e tyre? Më poshtë
lajmi.net ua përcjell
fjalët që fliste holandezi dikur, për të kujtuar rëndësinë e tifozëve.
“Gjëja më e rëndësishme për futbollin janë
tifozët, që njerëzit të kthehen në shtëpi të lumtur. Është koha e tyre e lirë, dhe ne duhet t’iu japim diçka për ta shijuar”, ishin
fjalët e
Cruyff dikur, transmeton
lajmi.net.
Pra, futbolli rrezikon të humb një prej pjesëve më të bukura të tij. Tribunat e mbushura. Brohoritjet. Pasionin e emocionet.
Shtuar më 30/03/2020,
ora 18:45