Futbolli në zi, humb jetën ylli britanik
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ish-mbrojtësi Aston Villas, Ugo Ehiogu ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.

Lajmi është zyrtarizuar pak minuta më parë nga familjarët e futbollistit të njohur i cili gjatë periudhës 1996-2002 ka qenë pjesë e kombëtares së Anglisë, shkruan “independent”, transmeton SYRI.net.

44-vjeçari u rrëzua pa ndjenja në qendrën e trajnimit pasi ishte trajner i moshaveTottenhamit.

"Trajneri ynë i moshave U-23 pësoi një sulm në zemër gjatë stërvitjes. Stafi ynë mjekësor i angazhuar me ambulancat e dërgoi me urgjencë në spital Ugo Ehiogu i cili nuk mundi të mbijetojë.

Klubi i Tottenhamit i shpreh ngushëllime familjarëve”, thuhet në reagimin zyrtar të Tottenhamit. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori