Futbolli shqiptar ka shumë halle, topat në lumë kur ruajnë rezultatin
Futbolli shqiptar ka shumë halle, , madje më shumë se ajo shprehja e famshme “njëmijë e një halle”, por disa ekipe janë edhe më pafat! Kështu, po të shkosh dhe të shohësh një ndeshje në Memaliaj, apo dhe në Skrapar e Librazhd, ndodh që topat bien në lumë.

Por sidomos në Librazhd e Skrapar, ku nëse nuk ka topa, duhet që të presësh disa minuta, sapo topi të nxiret nga punëtoret e fushës…

Madje, në një ndeshje mes Dajtit në atë kohë që më pas u bë Kamza, kur u luajt një ndeshje në fushën e Librazhdit, lojtarët miq hidhnin topat në lumë, pasi donte edhe disa minuta që të përfundonte ndeshja dhe kamzalinjtë i gëzoheshin rezultatit që ishte në favorin e tyre…Madje, plasi sherri, pasi nuk kishte më topa dhe vendaist u irrituan shumë!

Kurse në Skrapar, sidomos në dimër është shumë e vështirë, ndaj edhe punëtorët e fushës, shpesh kanë edhe një batutë në këto qytet: “Aman kujdes nga lumi”…Madje në një ndeshje Skrapari-Orikumi, arbitri i katërt u detyrua që të shkojë në lum e të kapë topin…!
Shtuar më 19/10/2020, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori