Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri i Super Ligës (FOTO LAJM)

Një ngjarje e dhimbshme preku sot botën e futbollit. Ish-trajneri i Kamzës, Edmond Dule u nda nga jeta ditën e sotme, pas një ataku në zemër.

Dule ka dhënë një kontribut të çmuar në futbollin shqiptar, teksa në sezonin 2006-2007 arriti të ngjiste skuadrën e Kamzës që njihej ndryshe si Dajti, në Kategorinë e Parë, ndonëse e mori në vendin e 9-të.

Askush nuk e besonte se ai ekip do të dilte në vendin e parë, duke e mbyllur fazën e dytë me pikë të plota, pra me 11 fitore. Kjo falë meritës së ish-trajnerit Dule, të cilit sëmundja e rëndë i mori jetën në moshën 60-vjeçare.
Shtuar më 03/05/2019, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori