Futbollist, sindikalist, trajner dhe deputet! Andi Lila do t’i bëjë të gjitha
Andi Lila bëhet gati për një tjetër etapë në karrierën e tij.

Ish-futbollisti Ii kombëtares shqiptare të futbollit, zyrtarisht pjesë e Tiranës edhe pse nuk ka zbritur asnjë minutë në fushën e lojës me bardheblutë, ka nisur prej kohësh një nismë për të organizuar sindikatën e futbollistëve shqiptarë duke u bërë kryetar i saj e zhvilluar me të disa aktivitete.

Por duket se objektivi i Lilës është më madhor, pasi ai tashmë po mendon që të bëhet deputet.

Sipas asaj që ka zbuluar ABC News, në listat e Partisë Demokratike figuron edhe emri i futbollistit-sindikalist, i cili është përfshirë aty me propozim nga demokratët e Kavajës për të kandiduar në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e ardhshme.

Një kandidaturë e cila pason atë të Gentian Muçës në listën e qytetit të Tiranës.

Një iniciativë e veçantë për Lilën i cili gjatë kësaj periudhe pushimi për shkak të një dëmtimi të gjatë, paralelisht është dimplomuar edhe me licencat përkatëse të UEFA-s për të bërë trajnerin. Shumë alternativa për Lilën, me mundësi për të zgjedhur, apo edhe për të vendosur që t’i bëjë të gjitha.
Shtuar më 25/07/2020, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori