Shoqata e
Futbollistëve Profesionistë në Angli (PFA) po mendon të kërkojë zyrtarisht ndëprerjen e kampionatit anglez duke parë situatën alarmante të krijuar nga
përhapja e
koronavirusit në Angli dhe në pjesën më të madhe të Europës.
Kreu i sektorit europian të Shoqatës Botërore të
Futbollistëve Profesionistë Bobi Barns rrëfen për “Telegraf” se
futbollistët e Premier Ligës po mendojnë të bojkotojnë kampionatin nisur nga
përhapja e virusit vdekjeprurës.
Duke marrë shembull nga Italia ku është ndërprerë kampionati i futbollit dhe qeveria ka urdhëruar ndalimin e fluturimeve dhe aktiviteteve publike etj,
futbollistët anglezë duan të ndjekin të njëtën rrugë në mënyrë që të shmangin infektimin dhe përhapjen e
koronavirusit.
Shtuar më 11/03/2020,
ora 17:26