Futbollistët e Kosovës largohen nga hoteli, nisen për në "Doosan Arena" (VIDEO)
Përfaqësuesja e Kosovës shpreson të triumfojë sonte në ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në instancat më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA.

Në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’, djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen në një ndeshje jetike me Republikën e Çekisë, raporton Zëri.info.

Ndeshje e vlefshme për grupin A do të vendosë fatin e të dyja skuadrave për një kualifikim eventual në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Momentalisht, në grupin A, Çekia zë vendin e dytë me 12 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me 11 sosh.

Tashmë yjet e Kosovës janë larguar nga hoteli ku kanë qëndruar deri më tash.

Futbollistët e Bernard Challandes kanë marrë rrugën për në ‘Doosan Arena’, aty ku do të zhvillohet ndeshja.
Shtuar më 14/11/2019, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori