Vetëm e vetëm për të ndërruar fanellën e tyre me Lionel Messin, dy futbollistë të
Bayer Leverkusen janë grindur me njëri-tjetrin.
E pabesueshme, por e vërtetë, gjithçka ka ndodhur gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndërmjet
Bayer Leverkusen dhe Barcelonës. Protagonistët e këtij debati kanë qenë Manuel Friedrich dhe Michael Kadlec.
Sipas shtypit
gjerman, debati ndërmjet këtyre dy futbollistëve ka lindur që në përfundim të pjesës së parë: “Manuel më ka vjedhur idenë e ndërrimit të fanellës me Messin përpara përfundimit të takimit, – tregon autori i golit të vetëm për
Bayer, Kablec, -i cili më pas arriti ta sigurojë fanellën e
Messit, të cilën tregon se do ta vendosë në shtëpinë e tij”.
Ky episod ka tërbuar shtypin
gjerman, i cili tani është hedhur në sulm kundrejt mbrojtësit
gjerman dhe atij çek: “Këtyre dy futbollistëve të mirëpaguar duhet t’u vijë turp që zihen për fanellën e
Messit dhe jo për golin e Alexis Sanchez”, i ka sulmuar ata e përditshmja “Bild”, e cila e ka përkufizuar “të neveritshme” sjelljen e të dyve.
Ndërsa “SZ” ironizon, duke thënë se Messi ka gjetur “më shumë fansa se kundërshtarë” në
Bayer-Arena. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2012,
ora 12:15