Futbollistët e Realit heqin dorë nga bonuset, i falin klubit nga 1 milion euro
Klubi i Real Madridi pasi fitoi La Ligan dhe Superkupën e Spanjës u kishte premtuar futbollistëve të vetë nga 1 milion euro bonus.

Por, sipas "Cope"-s , futbollistët e Real Madridit kanë hequr dorë nga bonuset.

Ata kanë vendosur që këto para t’ia lënë klubit, që ta kalojë sa më lehtë këtë periudhë të pandemisë.

Gjatë kohës kur ishte pezulluar futbolli, futbollistët e Real Madridit kishin hequr dorë nga një pjesë e pagës.
Shtuar më 22/09/2020, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori