Futbollistët e të dyja ekipeve dhunojnë arbitrin në Angli (VIDEO)

Pëlqej
Një ngjarje dramatike ka ndodhur sot në Londër në një ndeshje futbolli.

Lojtarët e dy skuadrave turke, të cilat marrin pjesë në ligat inferiore të futbollit anglez, kanë dhunuar arbitrin e ndeshjes Fernando Lopez.

Zyrtarë të futbollit britanik e kanë cilësuar sulmin ndaj arbitrit si “dhunën më të keqe në futboll në tokën britanike”.

Sulmi ndaj arbitrit është filmuar dhe është shpërndarë me shpejtësi në internet. Ndeshja ishte finale kupe, ndërsa sapo arbitri vërshëlleu fundin e takimit lojtarët, por edhe tifozë, u dyndën duke goditur arbitrin.

Sulmi ndaj arbitrit duket se ka ardhur si pasojë e dy ndëshkimeve me karton të kuq që ai ka dhënë pranë fundit të ndeshjes.

Fatmirësisht arbitri u dërgua menjëherë në spital, por pa pasoja për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori