Futbollistët e tij duartrokitën pas kartonit të kuq, nervozohet Klopp
Jurgen Klopp ka mbetur i pakënaqur me disa prej lojtarëve/stafit të Liverpool, në fitoren kundër Chelsea.

Liverpool fitoi mbrëmë kundër Chelsea në derbin e javës në Premierligë, por jo të gjitha gjërat i pëlqyen trajnerit gjerman.

Chelsea mbeti me 10 lojtarë kur Christensen u ndëshkua me karton të kuq. Banka e Liverpool duartrokiti vendimin dhe kjo nuk i pëlqeu aspak Kloppit.

"Ishte një anëtar i stafit që bëri atë dhe unë i thash atë që isha duke menduar. Ai është në rregull me ato që i thash", ka thënë Klopp.

"Jam mirë me të, por në atë moment që ndodhi, nuk ishte ajo që doja të shihja", shtoi ai.

Klopp dëgjohej tek bërtiste me fjalët "ne nuk bëjmë këto gjëra këtu", në kohën kur Christensen u ndëshkua dhe duartrokitjet u dëgjuan.
Shtuar më 21/09/2020, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori