Futbollistët gabojnë 9 herë rradhazi nga pika e bardhë e penalltisë në Japoni (VIDEO)
Vissel Kobe ia doli të fitonte Supekupën e Japonisë ndaj Jokahomas pas gjuajtjeve të penalltive.

Mirëpo kjo sfidë do të mbahet mend për numrin e madh të penalltive të humbura se sa për rezultatin.

Gjatë "ruletës ruse" lojtarët e të dyja ekipeve gabuan plot 9 herë rresht nga 11-metërshi. Ikona e Barcelonës Andres Iniesta u tregua i saktë, ndërsa ish-lojtari i Barcelonës Tomas Vermalen gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ajo që të habit më tepër, është fakti shumë prej goditjeve prekin shtyllën ose traversën

Megjithatë, skuadra e Inistas arriti të qeshte e fundit në këtë betejë duke arritur të fitoje me rezultatin 2-3 nga raundi i penalltive.

Takimi ishte tejet i luftuar teksa 2 orë lojë përfunduan në paqe 3-3.
Shtuar më 09/02/2020, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori