Futbollistët nuk i binden klubit, Napoli merr vendimin për lojtarët


Napoli po kalon një situatë shumë të vështirë, teksa në 3 ndeshjet e fundit marrë 2 barazime dhe një humbje.

Pikërisht pas humbjes ndaj Romës, presidenti De Laurentis urdhëroi skuadrën të qëndrojnë së bashku të grumbulluar gjatë gjithë javës.
Megjithatë ky urdhër nuk është zbatuar nga skuadra, sa shkoi deri aty sa Ançeloti pas barazimit të mbrëmshëm në Ligën e Kampionëve, nuk dha as intervistë pas ndeshjes. Të gjithë pjesëtarët e ekipit pas ndeshjes ditën e djeshme, u larguan në shtëpitë e tyre, duke thyer urdhrin e presidentit të tyre.

Pikërisht për këtë ka reaguar edhe klubi i Napolit, të cilët nëpërmjet një komunikate, njoftojnë se do të merren masa ndaj të gjithëve: “Klubi lajmëron që, në lidhje me sjelljen e lojtarëve dje, do të nisë me një proces për t’i mbajtur të drejtat e veta ekonomike, kapitale, të imazhit dhe disiplinore në autoritet kompetent.

Qartësojmë se trajneri i skuadrës, Karlo Ançeloti ka përgjegjësinë në lidhje me ekzekutimin e vendimit për të qenë të grumbulluar. Si përfundim, njoftojmë se do të ketë heshtje për shtyp deri në një datë të dytë.”
Shtuar më 06/11/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori