Zlatan Ibrahimoviç është futbollisti që ka
xhiruar më shumë para gjatë transferimeve të tij nëpër klubet e ndryshme të Evropës. Ka qenë e përditshmja spanjolle "Sport", e cila ka shpjeguar se nëse Ibra do shitej te PSG-ja për shumën e 40 milionë
eurove, do thyente rekordin e tij, duke kapur shifrën e 188 milionë
eurove. Deri tani, nëse mbledhim të gjitha çeqet që kanë lëshuar klubet evropiane për të, rezulton të jenë paguar 146.8 milionë
euro për suedezin.
Zlatan Ibrahimoviç i ka kushtuar Ajax, i cili e bleu nga Malmo rreth 7.8 milionë
euro, më pas Juventusi e bleu për 16 milionë. Në vitin 2006 suedezi u transferua te Interi për shumën e 24 milionëve. Barcelona, në vitin 2009 shpenzoi për të shumën e 69 milionë
eurove, ndërkohë që transferimi i tij i fundit te Milani u krye për 30 milionë
euro.
Me pak fjalë, shifra marramendëse. Në total, Ibrahimoviç është futbollisti i parë që ka
xhiruar më tepër para. Pas suedezit, në këtë renditje vjen Nicolas Anelka (134 milionë
euro), Hernan Crespo (121 milionë), Juan Sebastian Veron (117 milionë) dhe në vend të pestë të kësaj renditjeje pozicionohet portugezi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, për të cilin janë paguar deri më tani 111.5 milionë
euro. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2012,
ora 10:25