Futbollisti argjentinas ia mer kartonin arbitrit
Pëlqej
Albeu.com
Futbollisti i Botafogos nga Argjentina Andre Luis ia rëmbeu kartonin e verdhë arbitrit në shenjë proteste pse e ndëshkoi, por për këtë gjest ai u përjashtua nga loja.Ndonjëherë edhe gëzimi i madh pas shënimit të golit mund të sjell telashe. Këtë më së miri e vërejti futbollisti i skuadrës së Botafogos në ndeshjen e cerekfinales të Kupës Libertadores.Skuadra argjentinase Estudiantes në gjysmëfinalen e Kupës Libertadores do të përballet me Argentinos Juniors. Estudiantes në ndeshjen e dytë cerekfinale me skuadrën Braziliane të Botafogos u ndanë me barazimin 2:2 me këtë siguroi kualifikimin në gjysmëfinale. Lajmi kryesor I kësja ndeshje ishte reagimi I futbollistit vendas Andre Luis I cili në minutën e 65 pasi që kishte barazuar rezultatin 2:2 nga arbitri kryesor Karlos Çandia u ndëshkua me karton të verdhë, por Luis ia mori arbitrit kartonin e verdhë dhe protestonte. Çandia pasi futbollisti vendas ia ktheu kartonin e verdhë, ai e ndëshkoi me karton të kuq. Futbollisti Luis është I njohur për nga temperamenti I tij, ai sivjet në kampionatin brazilian në përballjen me Nautika nga loja ishte nxjerë me ndihmën e policisë.
Shtuar më 07/11/2008, ora 19:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori