Lojtari i Boca Juniors, Ramon Abila, nuk po kalon një moment të mirë kohët e fundit, teksa është
kërcënuar nëpërmjet një telefonate.
Sipas asaj që shkruan “La Nacion”, të premten në mbrëmje sulmuesi argjentinas ka marrë një telefonatë nga një numër i panjohur dhe ka marrë një kërcënim për të dhe
familjen e tij.
Në telefonatë futbollistit i kanë thënë se i dinë me detaje, ku rri djali i tij, familja dhe ish-bashkëshortja, teksa e kanë
kërcënuar me jetë.
Për më shumë ata i treguan me detaje se çfarë ngjyre ishte shtëpia dhe sa nipër dhe mbesa kishte.
Kjo e ka shokuar 29-vjeçarin, i cili menjëherë ka bërë denoncim në polici dhe janë marrë masa për mbrojtjen e tij dhe të familjes.
Kjo pritet të ndikojë edhe në formën futbollistike të lojtarit, i cili nuk është aspak i qetë.
Shtuar më 09/10/2019,
ora 16:59