Futbollisti i Barcelonës: Klubi bëri mirë që e dënoi Dembelen
Pëlqej
Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, e ka mbrojtur vendimin e klubit katalanas për ta dënuar sulmuesin anësor, Ousmane Dembele, pasi ishte raportuar për sjelljen e pahijshme të francezit.

Klubi kishte të drejtë që reagoi në atë mënyrë. Ousmane është ende i ri dhe do të mësojë nga kjo gjë. Në thelb, unë duhet të them se jo të gjithë në futboll janë të njëjtë, përndryshe futbolli do të ishte shumë i mërzitshëm”, ka thënë Ter Stegen.

“Ai është një futbollist i talentuar dhe do të na ndihmojë shumë. Ai nuk është një djalosh i komplikuar, gjithçka është në rregull. Gjithashtu, ne, lojtarët me më shumë përvojë, duhet të shtyjmë atë në rrugën e duhur. Pjesën tjetër duhet ta bëjë ai vet”, dekalroi gjermani. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori