Futbollisti i Bayernit maskohet si terrorist i Arabisë Saudite (FOTO LAJM)

Një futbollist i Bayern Munichut, i cili besohet se është Rafinha, ka shkuar në festën e “Halloweenit” me bashkëlojtarët e tij, i maskuar si terrorist nga Arabia Saudite, i cili në duar mbante dy kuti të bombave.

Kjo foto është publikuar nga llogaria zyrtare e kampionit gjerman në Twitter. Në foto, fytyra e lojtarit është e maskuar me syze dhe me mustaqe të rreme, mirëpo besohet e ai është braziliani 33-vjeçar, Rafinha.

Rafinha shihet se është duke i mbajtur dy pako në duar, që të dyja të shënjuara me fjalën gjermane “Vorsicht”, e cili do të thotë “Kujdes” në gjuhën shqipe. Besohet se Rafinha e kishte bërë këtë me qëllim që ato të mendohen si bomba.

Kjo foto ka nxitur debate të ashpra në rrjetet sociale qysh nga momenti kur u postua, dhe shumë njerëz i janë ankuar klubit duke e shprehur pakënaqësinë me zgjedhjen e lojtarin për kostum për “Halloween”, pasi që një gjë e tillë konsiderohej ofenduese.

Megjithatë, shumë nga komentuesit i kishin dalë në mbrojtje Rafinhas, duke sugjeruar se lojtari e kishte zgjedhur kostumin për t’i përqeshur terroristët dhe për këtë arsye ata nuk e konsideronin zgjedhjen e tij ofenduese.

Megjithatë, pasi që kostumi i Rafinhas është veshje e përditshme për një burrë nga Arabia Saudite dhe nuk është një veshje e specifikuar për terroristë. Kështu që, kostumi duket se lë të kuptohet se të gjithë arabët janë terroristë.
Shtuar më 01/11/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori